Kategoria Superiore

Penallti në shtesë, Flamurtari mposht Partizanin

Penallti në shtesë, Flamurtari mposht Partizanin

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Hoxhaj, Alves, Bushic.

Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kotobelli, Telushi, Batha, Asani, Progni, Fili, Bardhi.

Trajner: Sulejman Starova

……………………………………………………………………

Java e 17-të e Superligës është mbyllur me dy ndeshjet e luajtura në orën 17:00 të kësaj të premteje. Përaktësisht Flamurtari priti në shtëpi Partizanin ndërsa Vllaznia priti Kukësin në “Loro Boriçi”. Në Vlorë kishte më shumë emocione pasi përballë tyre ishin Duro dhe Starova, që për tifozerinë e kuqe janë dy legjenda të Partizanit. Gjithësesi të dy trajnerët ishin treguar të kujdesshëm në vendosjen e formacionit. Shpëtim Duro e nisi pothuajse me të njëjtin formacion që mbylli edhe vitin 2017, ndërsa Sulejman Starova për shkak të shumë largimeve në formacion ka futur edhe lojtarë të afruar gjatë merkatos së dimrit.

Loja nis me intensitet nga të dyja skuadrat, që kërkojnë fitore me çdokusht. Partizani është disi më aktiv në minutat e para të sfidës por disa raste nuk shfrytëzohen si duhet nga lojtarët e kuq. Nga ana tjetër Flamurtari, me mbështetjen edhe të tifozëve, bëhet më kërkues në fushë pas minutës së 15-të të lojës por rasti më i mirë  ai iXhufos nuk shfrytëzohet si duhet. Loja mbetet e ekuilibruar dhe topi qarkullon më shumë në mesfushë gjatë pjesës së parë.

Me rrjeta të pa prekura mbyllen 45 minutat e para të takimit. Fraksioni i dytë i lojës nis me zëvendësime për Flamurtarin. Zhuvo del nga fusha e lojës që në minutën e parë të pjesës së dytë dhe në vend të tij futet Nedeljkoviç. Vendasit janë më agresiv me nisjen e lojës dhe në minutën e 49 Bushic godet dhe vë në vështirësi Alban Hoxhën, por nuk arrin dot të gjej kuadratin. Katër minuta më vonë është Danilo Alvesh që gjuan sërish në drejtim të kuadratit por Alban Hoxha grushton dhe shpëton sërish të kuqtë.

Minutat në vijim shoqërohen me zëvendësime nga të dy trajnerët, që përveç se kërkojnë të mos pësojnë duan të ndëshkojnë kundërshtarin. Flamurtari shfaqet disa herë agresiv në portën e Partizanit por portieri Hoxha është në ditën e tij më të mirë, duke ndalur të gjitha tentativat e sulmit vendas. Deçizive janë minutat shtesë, kur Flamurtarit i buzëqesh fati. Një penallti e fituar në shtesë shndërrohet në gol nga Bushic. Ky i fundit gjuan nga pika e penalltisë por në gjuajtjen e parë portieri Alban Hoxha grushton por topi mbetet në fushë dhe Bushic rigjuan duke e çuar në rrjetë.  Kështu Flamurtari afrohet dhe më shumë me Skënderbeun, që u mund nga Luftëtari këtë të premte me rezultatin 2-0.

Më shumë nga Kategoria Superiore