Champions League

Penalltia dhe reagimi i Buffon? Vjen reagimi i fortë i presidentit të UEFA-s

Në Itali dhe Gjermani, tashmë është aktive, në ligat e tjera do të jetë, apo kanë nisur disa eksperimente të thjeshta. VAR është gati për të pushtuar Europën, me përjashtim të Ligës së Kampionëve, ku ende nuk janë hedhur hapa përpara në drejtim të teknologjisë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, është i qartë në këtë pikë: “Liga e Kampionëve është si një “Ferrari”, ose “Porsche”. Pra, nuk mund t’i përzinë ato menjëherë, pa pasur produktin e testimit dhe të gjithë të kuptojnë se si funksionon. Eshtë herët për VAR. Realisht, ne mund të kemi atë në sezonin 2019-2020, në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës”.

Kreu i UEFA-s ka folur edhe për polemikat e fundit juventine, në lidhje me penalltinë e minutës së 93-të, që i eliminojnë bardhezinjtë nga Championsi, kundër Real Madridit. “Çfarë do të ndryshoja te Real Madrid-Juventus? Asgjë. Ka nga ata që e panë atë rast njëzet herë, unë e kam parë pesëdhjetë herë, por gjysma e njerëzve është e bindur për penallti, gjysma tjetër jo. Buffon? Çfarë tha ai, nuk ishte e drejtë. Megjithatë, nga pikëpamja e atij që ishte duke luajtur, unë e kuptoj frustrimin dhe zhgënjimi i tij, që të humbasë një ndeshje nga një penallti e minutës së 93-të. Ju mendoni se e keni humbur rastin”.

Presidenti Andrea Agnelli, në vend të kryesorit anglez, sulmoi dizenjatorin e arbitrave të UEFA-s, italianin Collina. Për presidentin e UEFA-s, ai nuk ka faj: “Collina nuk është për tu fajësuar. Është si trajneri, që zgjedh ekipin. Ti zgjedh lojtarët më të mirë në formacion për të fituar, pastaj mund të ndodhin gjëra të diskutueshme. Na pëlqen Collina, ai i ka dhënë aq shumë UEFA-s. Unë kurrë nuk i ndërhyj, ai vendos me profesionalizmin e tij. Ka mbështetjen time të plotë”.

Më shumë nga Champions League