Futboll

“Penalltia për Zvicrën ishte më keq se dora e Henry kundër Irlandës!”

“Penalltia për Zvicrën ishte më keq se dora e Henry kundër Irlandës!”

Një penallti shumë zemërgjerë i është dhënë Zvicrës dhe thuajse ka mbyllur përfundimisht ëndrrën e Irlandës së Veriut, për t’u rikthyer pas 32 vitesh në një kampionat botëror. Ndeshja e parë “play off” në Belfast, u fitua 1-0 nga kombëtarja e drejtuar nga Vladimir Petkovic, në saj të penalltisë të shënuar nga Ricardo Rodriguez. Një penallti e cila nuk duhet të jepej, sipas asaj që u pa në televizion, sepse topi i goditur nga Xherdan Shaqiri goditi shpatullën dhe jo dorën e Corry Evans. Megjithatë, gjyqtari vendosi për ndëshkimin maksimal, duke shkaktuar tërbimin e shtypit britanik…

Në këtë mënyrë, teksa “Belfast Telegraph” flet për një vendim “të habitshëm”, Jonny Evans, vëllai i mbrojtësit Corry, ka kujtuar një precedent të frikshëm. “Kjo penallti e dhënë kundër nesh është më keq se padrejtësia që iu bë Irlandës në vitin 2009 kur Henry e mori topin me dorë.” Mbrojtësi i Manchester United solli në kujtesë episodin që eliminoi Irlandën dhe i dha mundësinë Francës të shkonte në Kupën e Botës 2010. “Play off” të botërorit do të luhet pa “VAR” apo “Goal Line Technology”, sipas vullnetit të UEFA, që ndryshe nga FIFA është kundër teknologjisë.

Më shumë nga Futboll