Gossip

Penalltia turpëron portierin, topi bie nga qielli dhe hyn gol (video)!

Një skenë e tillë mund të shihet shumë rrallë në futboll. E megjithatë, ka ndodhur. Një portier përballë sulmuesit kundërshtar, në një moment ekzekutimi penalltie. I pari e pret topin e goditur nga i dyti përmes ndihmës së tranversës, por festa dhe gëzimi i portierit ka zgjatur shumë pak, madje është kthyer në njëlloj turpërimi të rrallë. Topi bie në traun e portës dhe shkon lart, i shtyrë nga era, ose nga ndonjë efekt djallëzor, kthehet e përplaset në tokë dhe ashtu shkon e përfundon në gol. Ndërkohë, portieri ka dalë nga kuadrati i tij duke festuar, por ajo me të cilën përballet është e pabesueshme. Shikoni videon dhe secili mund ta gjykojë, apo etiketojë vetë atë që ka ndodhur.

Më shumë nga Gossip