• Pendohet Barcelona, do t’i rimarrë lojtarin Bayern Munich

    Publikuar: 15 Mar 11:27

    Klubi katalanas do të jetë në mesin e listës së të ardhmes për mesfushorin aktual të Bayern Munich, Thiago Alcantara, i cili ka një kontratë deri në vitin 2019 me bavarezët dhe merr një pagë prej më shumë se 8 milionë euro. Pasi e lëshoi futbollistin në fjalë, Barcelona e ka tashmë ndër kandidatët për të përforcuar mesfushën. Sipas “Cadena Ser”, klubi katalanas është penduar që e lejoi Alcantara të largohej nga “Camp Nou” në vitin 2013 dhe të bashkohej me Pep Guardiolën te kampionët gjermanë.

    Thiago Alcantara e ka rinovuar kontratën e tij me klubin bavarez në gusht të vitit 2015 dhe shkon deri në qershor 2019. Spanjolli ndërkombëtar është “çelësi” i lojës për Carlo Ancelotti. Rikthimi në “fole” duket se pengohet nga gjendja e rehatshme ekonomike në “Allianz Arena”.  Kjo mund të ndodhë nesëe do të mbërrijë një ofertë astronomike.


    Lexo postimet e tjera