Futboll

“Penetrova nga mbrapa, zgjati 5-7 minuta”, Ronaldo rrëfen përdhunimin

“Ia futa nga mbrapa, ishte diçka e ashpër dhe e shpejtë. Ajo thoshte “jo”, por më linte të vazhdoja. Zgjati pesë apo shtatë minuta dhe nuk ndryshova për asnjë moment pozicionin. Ndoshta e lëndova në momentin e penetrimit… ajo vazhdonte të thoshte “jo, jo”, mos e bëj, që nuk ishte si të tjerat. Në fund, i kërkova ndjesë.”

Ky është versioni që Cristiano Ronaldo i ka treguar avokatëve të tij në lidhje me takimin me Kathryn Mayorga, e cila e ka akuzuar për përdhunim në një dhomë në Las Vegas, më 13 qershor 2009.

Fjalët e kampionit portugez janë “zbuluar” nga gjermania “Der Spiegel”.

Ronaldo në atë periudhë kishte kaluar nga Manchester United te Real Madrid. Për të shmangur këto akuza, ai ka punësuar një studio të njohur avokatie që e ka faturën 475 dollarë për çdo orë pune. Gjithashtu ka pajtuar edhe një hetues privat, ish-polic në SHBA.

Modelja, atëherë 25 vjeç, ka firmosur një dokument në gusht të vitit 2009, ku pranon se kundrejt 375 mijë eurove nuk do të tregonte asnjë për çështjen. Flitet se Real Madrid kontribuoi për mbylljen e çështjes dhe tani lajmi ka dalë pikërisht nga klubi madrilen, duke e bindur vajzën ta denoncojë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Më shumë nga Futboll