Futboll

Pep Guardiola: “Është një bishë si Eto’o, do të bëhet si Ronaldo…!”

Kryesues i Premier League me skuadrën e tij të Manchester City, trajneri spanjoll i “Qytetarëve” Pep Guardiola ka mbuluar me lavde dhe elozhe sulmuesin e tij, Gabriel Jesus, që deri në këtë moment ka bërë të gjithë për vete, njëlloj sikur me magji. “Është një prej sulmuesve më të tmerrshëm që kam stërvitur në karrierën time. Më kujton Eto’o, ndihmon maksimalisht skuadrën edhe në fazën e zotërimit të topit”, u shpreh trajneri i Manchester City.

Rezultate imazhesh për gabriel jesus aguero guardiola

“Gjithashtu, në zonën e penalltisë është një kafshë e egër, njëri prej më të mirëve në botë. Duhet të përmirësojë kontrrollin e topit, sepse sulmuesit, duke patur pak hapësira, duhet të jenë gjithmonë shumë të aftë me sferën mes këmbëve. Vazhdoj të mendoj se ai vrapon shumë fort me top. Kur të vrapoj më pak me topin do të jetë një sulmues i ngjashëm me Ronaldon. Klubi ushqen shpresa të mëdha në lidhje me atë”, deklaroi Guardiola plot vlerësime për Jesus.

Më shumë nga Futboll