Merkato

Pep Guardiola gjen mesfushorin që i duhej…

Pavarësisht nga dëshira e Jorginho, e shprehur publikisht, për të vazhduar karrierën te Manchester City, Napoli ka refuzuar 60 milionë euro të ofruara për italo-brazilianin, duke e detyruar Pep Guardiola të mendojë për një tjetër mesfushor qendre, që do të marrë vendin e lënë bosh nga Yaya Toure.

Pavarësisht se e fitoi kampionatin anglez me një numër rekord pikësh, Guardiola ka marrë miratimin për të shpenzuar rreth 150 milionë euro për përforcimin e ekipit gjatë merkatos së verës.

Një pjesë e këtyre parave, 80-85 milionë euro do të shkojnë për blerjen e Mahrez nga Leicester City, ndërsa pjesa tjetër do të investohet për një mesfushor qendre.

Shumë emra kanë nisur të qarkullojnë, por orët e fundit favorit është bërë Jean-Michel Serri i Nice. Ky i fundit ishte pranë transferimit te Barcelona në verën e kaluar, por transferimi dështoi.

Tanimë, City ka bërë gati një çek prej 45 milionë eurosh dhe francezi 26-vjeçar me shumë gjasa do të luajë në “Etihad Stadium”, sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Merkato