Connect with us

Premier League

Pep Guardiola, gjeni apo mashtrim?

Kjo është ora e debatit. A është Pep Guardiola një gjeni apo një mashtrim? Arritjet e tij si trajner janë më shumë se mbresëlënëse. Shtatë tituj të fituar në kampionat në tetë sezone dhe 15 trofe të tjerë gjatë kësaj kohe. Mesatarja e fitoreve të tij te Barcelona dhe Bayern Munich ka qenë 78%, por te Manchester City ka rënë në 57%. Filozofia e tij e lojës, e famshmja “Tiki-Taka”, ka pushtuar botën e futbollit kur ai ishte në drejtim të “blaugrana”-ve. Por është një filozofi e lehtë për t’u vënë në praktikë kur ke lojtarë si Iniesta, Xavi dhe Lionel Messi-n, futbollisti më i mirë i botës, që realizon 50 gola në vit.

Gjatë periudhës që ka qenë në drejtim të Bayern Munich, Guardiola ka praktikuar një stil loje më direkt dhe më të shpejtë. Por edhe këtu nuk mund të harrohet fakti se ai mori në dorëzim një skuadër që fitoi gjithçka një sezon më parë. Edhe skuadra e Manchester City-it ka po aq lojtarë të talentuar në përbërje. Pavarësisht nga kjo, rivaliteti i madh që ekziston në Premier League ia ka vështirësuar ndjeshëm punën spanjollit. “Qytetarët”, pas humbjes ndaj Everton, kanë shkuar 10 pikër larg Chelsea-it kryesues dhe pjesa më e madhe beson se Pep duhet ta fitojë kampionatin, nëse do t’i tregojë botës se është një nga trajnerët më të mirë në botë.

[interaction id=”57f69ae8dc63de0d58cf0d13″]

Më shumë nga Premier League