Premier League

Pep Guardiola zgjidhet “Trajneri i Vitit” në Premier League

Pep Guardiola është përgjedhur “Trajneri i Vitit” në Premier League, për sezonin 2017-2018. Kjo është vendosur gjatë darkës vjetore të Shoqatës së Trajnerëve të Ligës. Trajneri i kampionëve të rinj anglezë, i Manchester City, mposhti në këtë garë kolegët Rafa Benítez (Newcastle), Sean Dyche (Burnley), Roy Hodgson (Crystal Palace), Chris Hughton (Brighton) dhe Jürgen Klopp (Liverpool).

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich merr kësisoji çmimin që Antonio Conte (Chelsea) e fitoi vitin e kaluar. Sezoni i madh i “qytetarëve”, shpallja kampion i Premier League me 100 pikë dhe thyerja e disa rekordeve në futbollin anglez, sa u përket pikëve, golave… etj, e kanë bërë Guardiolën favorit absolut për të fituar këtë çmim individual.

Më shumë nga Premier League