Futboll

Pepe Reina i tha “jo” ofertës së Manchester City…

Pepe Reina i tha “jo” ofertës së Manchester City…

Pepe Reina realizoi dëshiron e tij për të luajtur me Milan. Portieri spanjoll, i cili do të largohet nga Napoli në qershor dhe do të firmosë për tre vite me kuqezinjtë, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe sezonin e ardhshëm do të vihet në dispozicion të Gattuso. Kjo është mësuar prej disa javës, por dje ka dalë lajmi se Reina, vetëm për të vazhduar karrierën në “San Siro”, ka refuzuar kalimin te Manchester City i Pep Guardiola, ku i ishte rezervuar vendi i zëvendësit të Ederson, por ai nuk pranoi.

Image result for reina

35-vjeçari Reina do të garojë me Donnarumma për një vend si titullar te Milan, gjithnjë nëse Donnarumma nuk shkon te PSG. Reina, i cili ka luajtur 36 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, ka qenë te Barcelona, Villarreal, Liverpool, Bayern Munich dhe Napoli gjatë karrierës së tij të gjatë si profesionist që ka nisur në vitin 1999 kur mbronte portën e Barcelona “B”. Ai numëron edhe 21 ndeshje si portieri i Spanjës U-21 nga viti 2000 deri në vitin 2013.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll