• Për çfarë flasin lojtarët e Realit? E zbulon Marcelo

    Publikuar: 10 Jan 2:55

    Real Madrid nuk i diskuton trofetë para kohe, thjesht i fiton. Ky është përcaktimi që i ka bërë mbrojtësi Marcelo skuadrës së tij pas ceremonisë së FIFA-s për nderimin e më të mirëve të vitit. Këtë sezon “Los Blancos” mund të fitojnë tripletën, pasi janë në kushte të mira jo vetëm në Ligën e Kampionëve (si në sezonin e kaluar), por edhe në La Liga dhe Kupën e Mbretit. Gjithsesi, në Madrid nuk janë të fiksuar për këtë, tha braziliani pasi u shpall mbrojtësi i majtë më i mirë në botë për vitin 2016.

    “Ne nuk flasim për tripletën. Në dhomat e zhveshjes, kjo temë nuk është se diskutohet mes nesh. Ne thjesht flasim për ndeshjen e ardhshme dhe i marrim sfidat një nga një”, – u shpreh Marcelo për radion “Marca”. I pyetur nëse skuadra aktuale madrilene është më e mira në dekadën gjatë së cilës ai ka luajtur dhe vijon të luajë në kryeqytetin spanjoll, 28-vjeçari u përgjigj: “Po ecim mirë, por gjithnjë ka vend për përmirësim. Nuk e di nëse ky është ekipi më i mirë me të cilin kam luajtur, por është shumë i mirë.”


    Lexo postimet e tjera