Futboll

Pas tri dekadash, Real Madridi ka katër spanjollë U-21

Pas tri dekadash, Real Madridi ka katër spanjollë U-21

Mirësevini në kryeqytetin e adoleshentëve!

Me blerjen e mesfushorit Dani Ceballos, Real Madridi tani ka katër lojtarë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian U21 me kombëtaren e Spanjës, që u zhvillua këtë verë në Poloni.

Kjo është diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 1986. Në turnetë ndërkombëtarë të viteve 1982, 1984 dhe 1986, madrilenët kishin respektivisht shtatë, nëntë dhe shtatë përfaqësues në skuadrën iberike. Më pas, asnjëherë nuk e kaluan numrin tre.

Gjendja tani ka ndryshuar plotësisht. Përveç Ceballos-it, trajneri Zinedine Zidane ka edhe talente si Marcos Llorente, Jesus Vallejo dhe Marco Asensio, secili gati për të bërë një sezon të madh në “Santiago Bernabeu”, tempulli i yjeve, i cili po shndërrohet në një farishte të rinjsh. Përveç tyre, klubi madrilen ka transferuar edhe mbrojtësin Theo Hernandez. Më parë ai ka luajtur për Francën, por është bërë pjesë e “Furisë së kuqe”.

Mosha mesatare e skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm është 25,8 vjeç, gjë që tregon se stoli i bardhë nuk ka shans të plotësohet me veteranë nga skuadra të mëdha të ligave të tjera, por nga të rinj premtues.

Pra, “galaktikët” po rriten, me apo pa bujë.

 

Më shumë nga Futboll