• Për vizitë tek Obama gjatë testit antidoping, pezullohet 1 vit

    Publikuar: 21 Apr 11:30

    Atletja amerikane Brianna Rollings, kampione olimpike në garën e 100 metrave me pengesa në “Rio 2016”, është pezulluar 1 vit nga të gjitha aktivitetet (deri në dhjetor 2017). Shkak është bërë mos-paraqitja e saj në një test antidoping gjatë vitit të kaluar, jashtë garave. Për fatin e saj të keq, kjo ishte hera e dytë në karrierën e saj që nuk paraqitet në një test jashtë garave, çka solli skualifikimin e saj (hera e parë ka ndodhur në vitin 2013). Për pasojë, në bazë të rregullores së WADA-s, ka ardhur skualifikimi i atletes 25-vjeçare, që do të humbasë Botërorin që zhvillohet në Londër.

    Atletja amerikane Brianna Rollings

    Mos-paraqitja në testin e dytë ka ardhur, pasi Rollings ka qenë në një takim me ish-presidentin amerikan Barack Obama, më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë takim, Obama priti sportistët medalistë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, por Brianna Rollings nuk kishte njoftuar WADA-n për këtë takim dhe spostimin e saj. Ndërkohë që, në shtëpinë e saj, kishin ardhur agjentët antidoping dhe u larguan duarbosh. “Gjatë vitit të kaluar jam kontrolluar 16 herë dhe gjithnjë kam dalë negative. Gjithnjë kam garuar në mënyrë të pastër. Ka qenë një gabim i imi që nuk kam njoftuar WADA. Po kaloj një moment të vështirë, pasi nuk e prisja këtë pezullim”, tha Rollings për mediat.


    Lexo postimet e tjera