Connect with us

Futboll

Përballet me Argjentinën, Brazili lë jashtë Neymar, Marcelo, Casemiro dhe Alves

Neymar është lënë jashtë skuadrës përfaqësuese të Brazilit për dy ndeshjet miqësore në program për tu zhvilluar në muajin qershor, përkatësisht ndaj Argjentinës dhe Australisë. Ylli brazilian i Barcelonës është lënë pushim nga detyrimet e tij me kombëtaren, me qëllim që të shplodhet pas një sezoni të vështirë, të lodhshëm dhe pa sukses te Barcelona. Gjithashtu, edhe dyshja e Real Madrid, Marcelo dhe Casemiro nuk janë grumbulluar në ekipin kombëtar të Brazilit, për shkak të angazhimit të tyre shumë të rëndësishëm me klubin në finalen e Champions League, të cilën do ta diskutojnë pikërisht më datë 3 qershor.

Imazh i ngjashëm

Njëlloj ka ndodhur edhe për mbrojtësin e djathtë të Juventus, Dani Alves, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës te bardhezinjtë, Alex Sandro është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore. Mbrojtësi i Bayern, Rafinha dhe ai i Chelsea’s David Luiz kanë fituar që të dy nga një ftesë për ndeshjet ndaj Argjentinës dhe Australisë. Në listën e 24 futbollistëve të grumbulluar në përfaqësuesen braziliane janë ndër të tjerë edhe Philippe Coutinho, Willian, Douglas Costa, Gabriel Jesus dhe Thiago Silva.

 Rezultate imazhesh për dani alves argentina

“Ana emocionale e ndeshjeve na ka tharë ne… adrenalina është çdo ditë në 1 milionë dhe futbollistët kanë nevojë për qetësi mendore”, deklaroi trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite në një konferencë për mediat, menjëherë pasi shpalli listën e futbollistëve të grumbulluar për dy takimet miqësore. “Ekziston ndërtimi i ekipit dhe konsolidimi, por ky është krijimi i momentit”, vijoi trajneri Tite, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Argjentinës, në program për tu luajtur më datë 9 qershor, dhe katër ditë më vonë Brazili do të ndeshet me Australinë, me të dyja ndeshjet që do të zhvillohen në “Melbourne Cricket Ground”.

Më shumë nga Futboll