Futboll

Përcaktohet kalendari, ja kur luhet derbi Tirana-Partizani

Përfundimi i javës së 5-të të Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore është pasuar menjëherë me përcaktimin e kalendarit për javën e gjashtë dhe të shumëpritur për faktin se mirëpret pas plot një viti mungesë, derbin e madh të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Është pikërisht kjo super sfidë që do të startojë javën e ardhshme me derbin Tirana-Partizani në program për tu luajtur të premten e 28 shtatorit, në orën 19:45. Sipas axhendës së përcaktuar, të katërta ndeshjet e tjera janë planifikuar të zhvillohen një ditë më vonë, të shtunën, duke nisur me dy takimet e orës 15:45, Kamza-Laçi e Kukësi-Luftëtari, për të mbyllur javën dy ndeshjet e tjera, Flamurtari-Kastrioti e Teuta-Skënderbeu në program për në orën 18:45.

E premte, 28 shtator

Tirana-Partizani            19:45

E shtunë, 29 shtator

Kamza-Laçi                    15:45

Kukësi-Luftëtari            15:45

Flamurtari-Kastrioti    18:45

Teuta-Skënderbeu        18:45

Më shumë nga Futboll