Atletikë

Përcaktohet kalendari i Ligës së Diamantit, 14 etapa në 4 muajt e verës

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka bërë publike datat e edicionit 2018 të Ligës së Diamantit, eventit më të rëndësishëm me etapa në sportin e “mbretëreshës”. Garat do të nisin më 4 maj, në Doha dhe do të përfundojnë, ashtu si zakonisht, në turneun e Brukselit, që zhvillohet më 31 gusht. Gjithsej do të jenë 14 etapa që do të zhvillohen në 4 muaj, në një garë të fortë për të fituar çmimet më të mëdha financiare që ofrojnë organizatorët. Atleti që grumbullon më shumë pikë në të gjitha etapat fiton edhe një diamant.

Kalendari i Ligës së Diamantit per vitin 2018

 

Më shumë nga Atletikë