Futboll

Perez: Cristiano Ronaldo është simboli i Real Madridit

Perez: Cristiano Ronaldo është simboli i Real Madridit

Cristiano Ronaldo është dhe do të mbetet simboli i Real Madrid në vitet e ardhshme. Ky ka qenë thelbi i fjalimit të mbajtur nga Florentino Perez, presidenti i “Los Blancos”, në ditën e asamblesë vjetore te klubi 12 herë kampion i Europës. “Ne jemi krenar që kemi në skuadër futbollistin më të mirë të planetit, Cristiano Ronaldon, – tha Perez para anëtarëve dhe aksionarëve “merengues”. – Shumë shpejt do të fitojë “Topin e Artë” numër 5 në karrierën dhe do të konfirmohet si më i miri i kësaj epoke ku po jetojnë. Ai është jashtëzakonisht i talentuar dhe shumë ambicioz. Këto duhet të jenë në ADN e secilit prej nesh, secilit prej atyre që është i përfshirë në botën e Realit.”

"Cristiano es exponente del ADN madridista: talento y ambición”

“Po vazhdojmë të punojmë që të rrisin mitin e Realit, – vazhdoi Perez. – Kemi përforcuar ekipin me futbollistë të rinj të talentuar si Theo, Ceballos dhe Vallejo, si dhe kemi rikthyer Llorente dhe Mayoral. Lucas dhe Achraf vijnë nga ekipet e akademisë. Ne kemi respektuar të gjitha marrëveshjet me UEFA dhe klubet e tjera për “fair play” financiar. Gjithsej 146 futbollistë profesionist në të gjithë botën kanë kontratë me ne. 264 lojtarë stërviten në 13 ekipet elitare, për çdo moshë në “Valdebebas”. Shtatë nga këto ekipe moshash fituan kampionatet përkatëse, ndërsa katër dolën nën kampion. Të rinjtë e drejtuar nga Guti fiton kampionatin, Kupën e Mbretit dhe shkuan deri në finalen e UEFA Youth League.”

Më shumë nga Futboll