La Liga

Perez ka vendosur, ja kur do të largohet Lopetegui

Florentino Perez e ka ndarë mendjen: Julien Lopetegui nuk do të jetë më trajneri i Real Madrid. Sipas të përditshmes “Sport”, numri një i “Los Blancos” duket se ka shkarkuar në mendjen e tij ish-trajnerin e Spanjës, i cili do të qëndrojë në drejtim të ekipit deri në përfundim të ndeshjes me Barcelona-n.

Emri i zëvendësuesit nuk është akoma i njohur, por do të zbulohet shumë shpejt. Ndërkohë, Real po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës kundër Viktoria Plzen, një takim i lehtë në letër për ekipin e Lopeteguit, por gjithçka është e mundur, duke parë momentin që po kalojnë madrilenët.

Nuk mbaron këtu, sepse gjithmonë sipas “Sport”, Perez kishte vendosur ta shkarkonte trajnerin pas ndeshjes me Alaves, por pushimi i kampionatit për kombëtaret e ka bindur që ta mbajë në stol deri për “El Clasico”-n, duke parë se pasardhësi i tij nuk do të kishte patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë.

Më shumë nga La Liga