Connect with us

Futboll

Perez: Ronaldo është një referim, po bën historinë

Real Madrid ishte skuadra “hit” e vitit 2016, por për të ka nisur mbarë edhe viti i ri, me yllin Cristiano Ronaldo të shpallur edhe një herë si lojtari më i mirë në botë (nga FIFA). Për këtë më i lumtur se të gjithë është babai aktual i “Galaktikëve”, Florentino Perez, i cili i ka dhënë formë këtij ekipi madhështor të mbuluar me suksese dhe trofe. Duke folur në “El Larguero”, numri 1 i klubit madrilen theksoi se “askush nuk duhet të dyshojë te Cristiano dhe se “këtë mund ta bëjë vetëm dikush i cili hiqet si interesant”.

I pyetur për mungesën e lojtarëve të Barcelonës në ceremoninë e organizuar në Zyrih, Perez tha: “Do të më pëlqente që ata të ishin në këtë festë të futbollit, por mendoj se nuk kanë mundur.” Më tej, presidenti i madrilenëve lavdëroi yllin dhe liderin e skuadrës kampione bote, Ronaldo. “Cristiano është pika e referimit, një lojtar unik. Ky çmim është një mirënjohje për talentin dhe përkushtimin e tij. Cristiano është një pikë referimi për futbollin dhe për ‘madridizmin’. Një lojtar i cili po bën histori, – përfundoi Perez.

 

 

Më shumë nga Futboll