Connect with us

Bundesliga

Përfundimtare: Draxler shkon në qytetin e dashurisë

Paris Saint-German është shumë pranë transferimit të Julian Draxler-it nga Wolfsburg. Kampioni i botës do dëshpërimisht të largohet nga “Volkswagen Arena” që në merkaton e janarit dhe parisienët kanë po kaq nevojë për të afruar një lojtar me cilësitë e tij. Gazeta britanike “The Daily Mail” njofton se 23-vjeçari pritet të firmosë një kontratë prej katër vitesh e gjysmë me kampionët e Francës, nëse përfundimisht dy klubet arrijnë një marrëveshje.

Arsenal është një alternativë tjetër për ish-lojtarin e Schalke 04, por ky i fundit ka rënë dakord që tani me PSG-në. Deri tani, Wolfsburg ka kërkuar 40 milionë euro, por nga Parisi nuk ka ardhur një ofertë më e lartë se 30 milionë euro. Kjo e mban ende pezull çështjen, por pritet që gjërat të zgjidhen shpejt. Mesfushori ka dështuar të tregojë vlerat e tij me “Ujqërit” dhe duket sikur e ka humbur pasionin për lojën, por mund ta rigjejë në qytetin e dashurisë.

 

 

Më shumë nga Bundesliga