Seria A

Përfundon “marrja në pyetje” e Milan, ja kur del vendimi i UEFA-s

Kjo ka qenë dita e së vërtetës. Mëngjesin e sotëm, Milan ka shpalosur mbrojtjen para komisionit të UEFA-s (pesë gjykatës me kombësi të ndryshme).

Kuqezinjtë kanë dorëzuar një dosje prej 25 faqesh me synimin për të shmangur sanksionin më të keq të mundshëm: përjashtimin nga kupat e Euorpës pas shkeljeve të rregullave të “FFP”.

Delegacioni kuqezi është kryesuar nga administratori i deleguar, Marco Fassone dhe avokati Roberto Cappelli, përgjegjësi i ekipit të avokatëve të ngarkuar me dëtyrën e mbrojtjes së Milan-it.

Seanca ka filluar në orën 9 dhe pjesa e parë e saj i është kushtuar akuzave të UEFA-s, e dyta për t’iu kundërpërgjigjur këtyre akuzave, ndërsa e treta ka qenë një diskutim mes të dy palëve.

Vendimi përfundimtar pritet të vijë brenda fundjavës.

Më shumë nga Seria A