Ligue 1

Përfundon “muaji i mjaltit” mes Balotelli-t dhe Nice

Dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë për Mario Balotelli-n. Lojtari gjaknxehtë ka gjetur një shtëpi larg shtëpisë te kryesuesit e Ligue 1, Nice. “Super Mario” ka ringjallur karrierën e tij me 10 gola në 13 ndeshje pas dështimit te Liverpool dhe mendohej se ishte shumë afër rikthimit te kombëtarja e Italisë. Dhe si mendoni se e ka festuar ai këtë moment? Duke goditur një kundërshtar dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq. 26-vjeçari ka sulmuar mbrojtësin e Bordeaux Igor Lewczuk dhe arbitri e ka ndëshkuar me një karton të kuq direkt, teksa Nice ka barazuar ndeshjen 0-0, duke ruajtur një avantazh prej dy p0ikësh në renditje ndaj ndjekësve të Mocano, ndërsa kampionët në fuqi të PSG janë tri pikë larg.

Kartoni i kuq nuk është gjëja më e keqe që Balotelli ka bërë, edhe pse erdhi pas një goditje ndaj kundërshtarit, por problemi qëndron te reagimi i tij pas këtij momenti, me italianin që ka hequr fanellën dhe ia ka dhënë atë një tifozi si të mos kishte ndodhur gjë. Për më tepër, gjatë ecjes drejt tunelit në stadiumin e Bordeaux ai ka shtyrë një kamera para se të dilte nga fushëpamja. Kjo nuk ka qenë hera e parë që Mario është ndëshkuar me karton të kuq në Francë, pasi ka marrë dy të verdhë në fitoren 2-1 kundër Lorient në tetor. Interesant është fakti se ky episod ka ardhur pikërisht pasi menaxheri i tij ka thënë se lojtari po mendon të largohet nga Nice. “Kemi zhvilluar bisedime me disa klube angleze”, ka thënë Mino Raiola.

Fjalë këto që nuk do t’i kenë pëlqyer shumë klubit të Nice, që i ka ofruar lojtarit shansin e radhës për të rimëkëmbur karrierën e tij. Pas transferimit te Liverpool në 2014-ën, që u përkufizuar nga Brendan Rodgers si një vendim i gabuar, Balotelli u lejuar të largohet nga “Anfield” me kosto zero, edhe pse kishte akoma një vit në kontratë. Nga ajo kohë ai ka këmbëngulur se nuk do të kthehet më kurë te Liverpool si lojtar, por ka shprehur interesin e tij për një kthim te Manchester City, nëse këta të fundit do të duan ta rimarrin. “nëse do të kthehem në Angli, nuk do të jetë për Liverpool”, ka thënë Mario në fillimin e këtij viti. “Skuadra e parë që më vjen në mendje është manchester City, ndërsa e dyta është Arsenal”.

Përmbledhja është se pas gjashtë muajsh, telenovela “Mario Balotelli” është kthyer dhe ky është një lajm i keq për vetë lojtarin. Sa herë që ai del në faqet e para të gazetave ndodh për arsyet e gabuara dhe, për rrjedhojë, karriera e tij dëmtohet nga kjo gjë. Mungesa e disiplinës, që kanë karakterizuar karrierën e tij, mund të shihen edhe te Nice ku ai ka marrë shtatë kartonë të verdhë dhe dy të kuq deri tani, duke përfshirë edhe pesë ndeshje radhazi ku ai është ndëshkuar me të verdhë. “Muaji i mjaltit” francez duket se ka përfunduar për Balotelli-n dhe Nice.

Më shumë nga Ligue 1