Futboll

Përgatitjet kuqezi nisin me mungesa

Në prag të sfidës ndaj Italisë, në program për tu zhvilluar mbrëmjen e të premtes në Palermo, futbollistët e kombëtares shqiptare janë vënë sot nën urdhërat e trajnerit të përfaqësueses kuqezi, Gianni De Biasi, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore. Në këtë seancë çelëse të përgatitjeve të kuqezinjve, kreu i pankinës nuk ka patur në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve të grumbulluar prej tij. Kështu, sikurse ishte parashikuar, në këtë seancë të parë stërvitore nuk ishin të pranishëm tre futbollistët kuqezinj që aktivizohen në vende të largëta, konkretisht dyshja e Terek Groznit: Balaj e Roshi, si dhe Hyka që tashmë është transferuar në MLS të SHBA, te skuadra e San Jose Earthquakes.

kombetarja stervitje para italise

Ndrkohë që grupi pritet të plotësohet nesër, në ditën e dytë të përgatitjeve, kontigjenti kuqezi është shfaqur në humor dhe optimist në ditën e parë të grumbullimit, pas një periudhe të gjatë larg njëri tjetrit. Ka tërhequr vëmendjen stërvitja e diferencuar e Agollit dhe Abrashit në këtë ditë të parë stërvitore, por që gjithsesi nuk paraqesin probleme serioze, veç ngarkesës me të cilën u është dashur të përballen me ekipet e tyre në kampionatet respektive.

Më shumë nga Futboll