• Përgatitjet në Antalia, ja tri miqësoret e Skënderbeut

    Publikuar: 28 Dec 8:59

    Skënderbeu e ka mbyllur vitin 2016 si kampion për sezonin e kaluar dhe në vendin e tretë, në sezonin aktual. Dy fazat e para të kampionatit kanë treguar se nuk është më ajo skuadra e pathyeshme, që kishte vendosur hegjemoninë mbi këdo. Kukësi dhe Partizani po e rivalizojnë denjësisht, madje i festojnë festat e fundvitit para kuqebardhëve në klasifikim. Sidoqoftë, mbetet për t’u përshkuar edhe gjysma e rrugës, ku mund të ndodhin të tjera të papritura. Presidenti Ardian Takaj mendon të ndërhyjë në merkaton e janarit dhe të përmirësojë pikat e dobëta, të hetuara si të tilla nga trajneri Andrea Agostinelli.

    skenderbeu

    Po ashtu, përgatitorja e dimrit mendohet të jetë një shtysë e madhe, sidomos në planin fizik, për juglindorët. Në ndryshim nga vitet e kaluara, Skënderbeu do ta zhvillojë fazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë. Klubi është përpjekur që t’i sigurojë stafit teknik dhe lojtarëve kushtet më të mira gjatë përgatitjeve. Kampionët do të stërviten në Antalia prej datës 6 deri më 17 janar dhe do të akomodohen në hotel “Titanic”. Gjatë 11 ditëve që do të qëndrojë në Turqi, ekipi korçar do të zhvillojë tri ndeshje miqësore, si më poshtë:
    08.01.2017 / Bursaspor-KF Skënderbeu
    13.01.2017 / FK Sumqayit-KF Skënderbeu
    15.01.2017 / KF Skënderbeu-Qarabag FK (ora, 17:00)

    [interaction id=”5838398fd0519538717531a6″]


    Lexo postimet e tjera