Connect with us

Futboll

Përgatitore jashtë vendit, Vllaznia ka ende dilema

Te Vllaznia ka shumë gjëra që pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim. Dilema e pare, që pret zgjidhje, është ajo nëse do ketë fazë përgatitore jashtë vendit apo jo.

Te Vllaznia ka shumë gjëra që pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim. Dilema e pare, që pret zgjidhje, është ajo nëse do ketë fazë përgatitore jashtë vendit apo jo. Opsioni më i mundshëm ka qenë gjithnjë Ulqini për të zhvilluar atje një stërvitje dyjavore. Një dilemë që pret përgjigje për pak ditë, sepse në fillim të janarit Vllaznia do të duhet të transferohet në qytetin bregdetar të Malit të Zi për të vijuar me përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit, nëse miratohet kjo gjë.

Vllaznia 1

Po ashtu, për t’u sqaruar është edhe problemi i merkatos. Largimet e Hoxhës dhe Vaitzer kanë lënë dy vende bosh në skuadër dhe natyrisht që ato duhen plotësuar, por ende nuk dihet se me çfarë lojtarësh. Analiza që pritet të zhvillohet në ditët në vijim do të përcaktojë shumë gjëra në këtë drejtim, megjithatë, ajo që duket e sigurtë është se për vitin 2017 nuk duhet pritur ndonjë gjë e madhe, pavarësisht se Vllaznia ka shanset të bëjë mirë në Kupën e Shqipërisë.

Më shumë nga Futboll