Futboll

Përgjigja e fëmijës tifoz me Atletico bën xhiron e botës…

Përgjigja e fëmijës tifoz me Atletico bën xhiron e botës…

Përgjigja një fëmije, tifoz i Atletico Madrid, gjatë një provimi, është kthyer në një “fenomen” në rrjetet sociale. Pasioni i tij për ngjyrat e skuadrës së stërvitur nga Diego Pablo Simeone, është vënë në dyshim serioz gjatë një pyetjeje në provim. Nxënësi në klasën e dytë fillore, duhet t’i përgjigjej një pyetje në lidhje bashkimin e fjalëve të veçanta në pjesë të përbëra. Në pyetjen e dytë, fjala “e kuqe” do të bashkohej me fjalën “e bardhë”. Përgjigjja e saktë ishte “bardhëkuqe”, por nxënësi u përgjigj “Atletico”. Mësuesja, gjatë korrigjimit të provimit, mbeti e befasuar nga përgjigja e fëmijës dhe e postoi në rrjetet sociale, suksesi ishte i menjëhershëm.

Atletico Madrid vjen nga dy fitore radhazi me rezultatin 3-0, ndaj Lokomotiv Moskës, në 1/8-t e finaleve të Europa League dhe ndaj Celta Vigo në La Liga. Në kampionat, skuadra e Simeone është në vendin e dytë, tetë pikë larg Barcelonës kryesuese, por përpara rivalëve historik të Real Madrid. Në Europë, “Los Colchoneros”, pasi dolën në vendin e tretë në grupin e Champions League, vazhduan më tej në Europa League ku janë një hap larg arritjes në çerekfinale dhe mundësisë për të fituar këtë trofe për herë të tretë në tetë vitet e fundit.

Më shumë nga Futboll