Seria A

Perisic: Inter ka nevojë për më shumë…

Ivan Perisic ka besim në prag të sezonit të ri me Inter por pranon se klubi ka nevojë për më tepër për të konkurruar në Champions League.

Perisic ka ndihmuar Inter për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e kaluar, dhe sulmuesi kroat do të rikthehet në San Siro si finalist i Botërorit.

“Deri tani kam menduar vetëm për Kroacinë,” shprehet ai pas disfatës 4-2 ndaj Francës në finale.

“Tani do të shkoj me pushime dhe më pas do të fillojë sezoni im. Shpresoj të bëj gjëra të mira, kemi nevojë për shumë lojtarë.

“Duhet të krijojmë një skuadër të fortë pasi do të luajmë në Champions League.

“Përshëndes lojtarët që kanë filluar punën tashmë.”

Më shumë nga Seria A