Champions League

Perisic zbulon arsyen e fitores së Inter ndaj Tottenham

Ivan Perisic është i kënaqur që Inter-i gjeti fitoren e parë në shtëpi ndaj Tottenham-it në shifrat 2-1.

Edhe pse për 85 minuta lojë Tottenham-i dominoi lojën e zikaltërve, Mauro Icardi dhe Matias Vecino brenda 7 minutash përmbysën gjithçka.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ne e dimë që lista e ndeshjeve është e gjatë dhe e vështirë por në bëmë mirë në këtë ndeshje, duke luftuar deri në fund dhe treguar karakter,”- ka thënë kroati për Sky Sport Italia.

“Ne dhamë gjithçka dhe në fund u shpërblyem me fitore. Ishte ndeshja e parë në Champions League dhe për shumë nga ne nuk është e lehtë. Ne kemi marrë 3 pikë në një grup të vështirë, por tani duhet të shohim në ndeshjet e radhës”

Më shumë nga Champions League