La Liga

“Periudha te Real Madrid ka qenë më e dhimbshmja e jetës sime”

Ish-trajneri i Real Madrid Manuel Pellegrini e ka cilësuar periudhën e kaluar në stolin e Real Madrid si më të vështirën e jetës së tij. Tashmë në krye të Hebei China Fortune, 63-vjeçari ka pësuar eliminime të turpshme ndaj Alcorcon dhe Lyon. “Periudha te Real Madrid ka qenë më e dhimbshmja e karrierës sime,” shprehet ai për Tactical Football. “Skuadra nuk ishte e kompletuar dhe dihej që kisha shumë probleme.”

“U largova me një shije të keqe pasi nuk arrita të fitoja titullin megjithëse kisha një shifër rekord pikësh në total. Është e vërtetë që blemë disa yje botërorë por kishim shumë sulmues dhe pak mesfushorë dhe lojtarët që unë doja të qëndronin u larguan.”

“Pa harruar që Cristiano Ronaldo kaloi shumicën e sezonit i dëmtuar. Do të kisha dashur më shumë kohë në dispozicion.” Gjithsesi, trajneri kishte vetëm fjalë të mira për lojtarët që ka stërvitur gjatë asaj periudhe. “Nuk është aq e lehtë sa mendoni ju të stërvitësh ata lojtarë. Aty kishte yje si Ronaldo, Xabi Alonso dhe Benzema. Kur lojtarët me egon më të madh vijnë të parët në stërvitje dhe janë të fundit që largohen, gjithçka është më e lehtë.”

Më shumë nga La Liga