Futboll

Përjashtohet Brukseli! UEFA zhvendos ndeshjet e Euro 2020 në Londër

Stadiumi i Welmbey-t do të hapë dyert për disa ndeshje më shumë gjatë Euro 2020 pasi UEFA shpalli se Brukseli është përjashtuar nga lista e mikpritësve.

Kryeqyteti belg duhet të organizonte tre ndeshje të fazës së grupeve dhe një sfidë të 1/8-ave, por vonesat e stadiumit të ri detyruan komitetin ekzekutiv të UEFA-s të ndryshonte planet.

Lajmërimi ka thënë se Londra tani do të organizojë shtatë ndeshje në total, me Wembley që është konfirmuar për gjysmëfinalen dhe finalen.

Megjithëse ishin në garë për të qenë opsionet alternative, Principality Stadium i Cardiff-it dhe Friends Arena e Stokholmit e humbën shansin për të zëvendësuar Brukselin.

Teksa kalendari i plotë pritet të konfirmohet nga UEFA, Stadio Olimpico në Romë do të jetë skena e hapjes së turneut.

Çdo shtet që kualifikohet do të ketë dy ndeshje brenda të garantuara në fazën e grupeve.

Më shumë nga Futboll