Futboll

Përpara se Conor McGregor të bëhej super ylli që është sot ai ka qenë…futbollist

Conor McGregor do të ndeshet me Floyd Mayweather më 26 gusht. Ndeshja më e madhe e historisë. Ai do të braktisë oktagonin për të veshur dorezat e boksit. Por një ndeshje boksi nuk është një ndryshim i madh nga sfidat e tij të zakonshme në UFC, ai ka vërtetuar se mund të adaptohet në sporte të ndryshme.

Mbase nuk do t’ju kishte shkuar në mendje, por përpara se ai të kthehej në super yllin që është sot, McGregor ka qenë në futbollist amator.

Në Dublinin e tij, ai ka luajtur në United Churches League dhe Leinster Football League me ekipin e Slievenamon United dhe Yellowstone Celti, dhe ishte një makinë golash…sipas fjalëve të tij. Ish-trajneri i tij në Slievenamon, Robbie Beakhurst rikujton se ai mund të kishte përparuar edhe në futboll, nëse artet parciale mikse nuk do të ktheheshin në prioritetin e tij.

Conor McGregor Yellowstone Celtic

“Ai shënonte gola pa shumë probleme. I thoshte shokëve të ekipit ‘Vetëm më jepni topin, për të tjerat mendoj unë’, ai ishte një lojtar i mirë. Por kur u fut në MMA ne e lejuam të mos vinte më në stërvitje.”

Në nivel amator McGregor ka luajtur bashkë me Alan Power, i cili tashmë është një futbollist profesionist që luan te Kilmarnick. “Jemi rritur bashkë, dhe ai nuk ishte një futbollist i keq. Por zgjodhi një rrugë tjetër. Ai është një luftëtar i mirë, por mbase do të kishte qenë një futbollist po aq i mirë.”

“Kur isha i vogël kisha qejf të luaja futboll, por jo ta shikoja,” është shprehur McGregor për Irish Independent.

Conor McGregor UFC

 

Më shumë nga Futboll