RUSI 2018

Përplaset me portierin në stërvitje, ylli i Spanjës rrezikon ndeshjen me Rusinë

Ditën e shtunë, Spanja zhvilloi seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Rusinë në 1/8-at e Kupës së Botës në Luzhniki Stadium, por nuk kaloi pa incidente.

Seanca e fundit e Fernando Hierro-s nuk zbuloi asnjë detaj mbi formacionin e ardhshëm, megjithëse ka konfirmuar se David De Gea do të qëndrojë në portë.

Koke gjithashtu mund të kapë një vend titullari teksa Diego Costa pritet të ruajë vendin në sulm.

Shqetësimi më i madh është Gerard Pique i cili pësoi një dëmtim në kavilje pas një përplasjeje me portierin Pepe Reina.

Koma nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por me pak dhimbje pritet që ylli i Barcelona-s të jetët titullar për ndeshjen me Rusinë.

Më shumë nga RUSI 2018