RUSI 2018

Franca fiton duke vrapuar më pak se 27 ekipe, zbulohen faktet interesante të kampionëve të botës

Franca ka lënë kundërshtarët të bënin punën e vështirë në rrugën e saj drejt triumfit në Kupën e Botës, duke vrapuar më pak se shumica e ekipeve dhe duke mbajtur topin më pak se 50% gjatë turneut, këtë e ka zbuluar një raport teknik i FIFA-s.

Raporti gjithashtu ka treguar se francezët kanë shënuar një herë në çdo gjashtë goditje drejt portës, në krahasim me 36 goditjet e Gjermanisë, që u eliminuan që në fazën e grupeve.

Siç pritej, raporti i FIFA-s ka treguar se Spanja ka pasur përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit me plot 69%, por stili i lojës që i solli sukses të madh më 2008 dhe 2012 nuk ka mjaftuar këtë herë.

Franca është në vend të 19-të nga 32 ekipet për sa i përket mbajtjes së topit, pas Arabisë Saudite, Tunizisë dhe Perusë.

Francezët gjithashtu kanë vrapuar mesatarisht 101 kilometra për ndeshje, të pestët nga fundi në këtë kategori, ku kanë qenë më mirë se Argjentina, Meksika, Nigeria dhe Panama.

Serbia ishte ekipi që ka vrapuar më shumë me 113 kilometra për ndeshje.

Më shumë nga RUSI 2018