Premier League

PES 2019 duket epike, Beckham dhe Coutinho janë yjet e kopertinës

Pro Evolution Soccer 2019 do të dalë në treg më 30 gusht në të gjitha platformat duke përfshirë edhe PC-të dhe tani ka zbuluar yjet e kopertinës si dhe na ka mundësuar një pamje të parë të lojës dhe grafikës fantastike.

Nuk do të ketë një por tri versione në PES 2019, Standard, David Beckham dhe edicioni i legjendave.

Image: PES

Ylli brazilian i Barcelona-s Philippe Coutinho do të jetë në kopertinën e kopjes standarde, Beckham do të jetë në kopertinën e edicionit të tij.

Ndërsa edicioni i legjendave duket shumë interesant. Ai të lejon të zgjedhën 11 legjenda duke përfshirë Beckham, Maradona, Cruyff, Roberto Carlos, Gullit, Cafu, Maldini, Nedved, Kahn, Matthaus dhe Viera.

Image result for beckham pes

 

Grafika duket e mrekullueshme dhe mënyrën e lojës, kompania japoneze ka bërë hapa gjigantë. Ngjyrat dhe dritat janë dinamike.

PES duket e frikshme. Tifozët presin me padurim datën 30 gusht.

Image: PES

Image: PES


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League