Champions League

Pesë arsye përse Bayern është favorit ndaj Sevilla…

Pesë arsye përse Bayern është favorit ndaj Sevilla…

Sevilla eliminoi Manchester United në raundin e kaluar të Champions League, por Bayern Munich është gëzuar nga fakti që shorti i ka vënë përballë “analuzianët” në çerekfinale dhe bavarezët konsiderohen si favoritë për të shkuar në gjysmëfinale. Më poshtë po ju paraqesim të paktën pesë arsye përse mendojmë se kryesuesit e Bundesliga do të kualifikohen përballë ekipit që renditet në vendin e pestë në Spanjë…

1) Një titull në “xhep“

Me titullin e Bundesligës të siguruar Bayern Munich ka luksin që të përqendrohen te dy veprimtaritë e tjera për të fituar “tripletën”. Fakti që kampionati gjerman është i garantuar i jep mundësinë futbollistëve të Jup Heynckes të jenë të freskët në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë dhe sidomos në Champions League ku nuk triumfojnë që nga viti 2013 dhe pas tre eliminimeve radhazi në gjysmëfinale, vjet u eliminuan nga Real Madrid.

2) Heynckes, specialisti i Champions

Kthehemi te Heynckes… 72-vjeçari vuri rekordin me 11 fitore radhazi në këtë veprimtari, pasi Bayern Munich mposhti Besiktas. Ai ka shkuar në finale në të katër sezonet që ka qenë trajner i një ekipi në Champions League. Në dy raste është mposhtur, por e ka fituar trofeun me Real Madrid në vitin 1998 dhe me Bayern Munich, 15 vjet më vonë.

Image result for james rodriguez bayern

3) Kundërshtari i preferuar për James

Bayern Munich nuk është ndeshur asnjëherë me Sevilla në të kaluarën, por James Rodriguez, Arjen Robben, Thiago, Javi Martinez dhe Juan Bernat e kanë provuar këtë sfidë në të kaluarën. James ka shënuar katër gola në nëntë ndeshje që ka luajtur kundër “andaluzianëve” duke fituar tetë prej tyre. Ndaj asnjë klubi tjetër në Europë, kolumbiani nuk ka shënuar ka shumë.

4) Faktori “Lewandowski”

Sevilla është mësuar të përballet me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por këtë herë duhet të bëj kujdes nga forma e shkëlqyer që po kalon Robert Lewandowski. Numri 9 i Bayern Munich ka shënuar 32 gola në 36 ndeshje zyrtare të luajtura gjatë këtij sezoni dhe për herë të tretë në karrierë pritet të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në Bundesligë. Në këtë edicion të Champions ai ka shënuar pesë gola.

5) E kaluara në Champions League

Që kur Champions League mori vendin e Ligës së Kampioneve në vitin 1994, Bayern ka munguar vetëm një herë. Në 17 raste ka shkuar të paktën deri në çerekfinale, duke e fituar trofeun dy herë gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, kjo është pjesëmarrja e pestë e Sevilla në Champions League, që ka fituar tre herë radhazi Europa League 2014-2016, por do të luajë për herë të parë në çerekfinalet e veprimtarisë më prestigjioze.

Më shumë nga Champions League