Fitnes

Pesë arsye pse vrapin duhet ta shihni si diçka të përditshme

Pesë arsye pse vrapin duhet ta shihni si diçka të përditshme

Kur ju këshillojnë që të bëni vrap, mos mendoni se është thjesht diçka që e thonë të gjithë dhe kaq. Jo, vrapi duhet kthyer në diçka të përditshme, sepse ka vërtet rëndësi.

Kur vraponi, trupi bie në qetësinë e tij gjatë gjumit, jeni më në formë, këmbët duken më të gjata dhe të tonifikuara, plus që të pasmet dhe barku duken shumë herë më mirë.

Së pari, vrapi ka shumë avantazhe për zemrën. Duke zvogëluar sasinë e dhjamit në trup, ul presionin e gjakut dhe rrjedhimisht edhe rrezikun e diabetit. Pra, forcon muskujt e zemrës. Së dyti, forcon kockat. Skeleti bëhet shumë herë më i qëndrueshëm dhe kjo vlen edhe për të moshuarit.

Arsyeja e tretë pse vrapi duhet parë si domosdoshmëri është “ruajtja” e moshës, sepse ju mban gjithnjë të ri. Ata që vrapojnë kanë më pak sëmundje dhe ulin shanset për vdekjen e parakohshme. Së pesti, vrapi ju bën më të zgjuar duke rritur qarkullimin e gjakut dhe nivelin e oksigjenit në tru. Një njeri që vrapon i merr më shpejt vendimet.

Për ta mbyllur, besojmë se e dini se vrapi ndihmon edhe për seksin. Nuk ka nevojë për shpjegime. Besojmë se e kuptoni se forma e mirë fizike ju nderon në çdo rast.

Më shumë nga Fitnes