Mix Vendi

Peshëngritësit akuza KOKSH: Shtanga jashtë Mesdhetareve, absurditet

Peshëngritësit Briken Calja e Daniel Godelli kanë akuzuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për lënien jashtë të shtangës nga Mesdhetaret “Tarragona 2018” për shkak të dopingut, duke komentuar në rrjetet sociale këtë vendim si të padrejtë dhe absurd.

Calja është kampion i trefishtë i Europës në peshën 69kg (medalje ari në shtytje, shkëputje dhe dygarësh) ka hedhur sërish akuza ndaj Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në lidhje me vendimin e marrë nga ky i fundit, për të lënë jashtë Lojërave Mesdhetare sportin e peshëngritjes. KOKSH justifikon vendimin për shkak të rasteve të shumta doping në këtë sport vitet e nfundit (dy të tilla këtë vit). Por Calja shprehet se është i pastër, afati i përgjigjeve antidoping pas Europianit të zhvilluar në Bukuresht ka kaluar, ndaj është i pastër. “Në rast të një vendimi ekstrem kundër sportit nuk do të jetë e lehtë, siç e mendojnë në KOKSH, pasi do t’i shkojmë deri ne fund me çdo kusht dhe çmim qoftë edhe me jetën tonë”, thotë Calja.

Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar 9 shtete, por Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë. Mbi ç’moral apo të drejtë merrni vendime për të përjashtuar peshëngritjen nga Lojrat Mesdhetare, duke i hequr Shqipërisë medalje të sigurta?!”, është akuza dhe pyetja që Calja i drejton KOKSH-it, përmes një mesazhi të bërë publkik në rrjetet sociale. Më tej, peshëngritësi nga Shtrëmeni tha: “ Isha pjesëmarrës në Lojërat Olimpike dhe Botëror, ku nuk hasa asnjë pengesë pjesëmarrje nga ana e Federatës Botërore dhe nga ku mora rezultatin më të mirë historik për Shqipërinë. Jam kampion absolut i trefishtë i Evropës dhe vendi i 5-t në Olimpiadë. Kur veprime të tilla bëhen mbi sportistë elitarë, çmund të themi për më të rinjtë”.

Ndërsa Godelli shprehet: “Një vendim i pabazuar në ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Na hiqet e drejta nga vendi ynë dhe jo nga ndërkombëtarët. Kryesia e KOKSH nuk mund të hedhë poshtë djersën tonë me pa të drejtë. Nuk po na lejojnë të ngremë flamurin tonë, të bëjmë diçka të mirë. Ftojmë drejtuesit e KOKSH të varin në qafë medaljet tona për të kuptuar rëndësinë e peshëngritjes dhe se sa medalje kemi fituar ne, për të mos na paragjykuar. I kërkojmë edhe shtetit të ndërhyjë, që të mos dëmtohet imazhi ynë”, thotë Daniel Godelli.

Deklarata e Daniel Godellit

Më shumë nga Mix Vendi