Peshëngritje

Peshëngritësit nuk tërhiqen, e duan sot vendimin e pezullimit

Peshëngritësit vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e KOKSH. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm, Stavri Bello, dhe zëvendëspresidenti Vojo Malo janë mbyllur në një zyrë dhe nuk kanë dalë ende. Peshëngritësit kërkojnë vendimin e zbardhur të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH në lidhje me pezullimin e Federatës së Peshëngritjes. Ata nuk tërhiqen dhe thone se do të vijojnë të rrijnë në zyrat e KOKSH deri sa të zbardhet vendimi përkatës.

Drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes kanë pasur një komunikim zyrtar me drejtues të KOKSH, të cilët kanë thënë se vendimi do të zbardhet dhe do të vihet në dispozicion të FSHP gjatë ditës së nesërme. Por me këtë gjë nuk pajtohen peshëngritësit, të cilët e kërkojnë sot këtë vendim dhe jo nesër, sat ë kenë mundësi personat përgjegjës të “trukojnë” atë që duan. Mes peshëngritësve dhe drejtuesve të KOKSH ka pasur edhe përplasje verbale. Në protest është trajneri Zef Kovaçi dhe peshëngritësit Daniel Godelli, Briken Calja, Erkand Qerimaj etj.

Ja vendimi i zbardhur në faqen e KOKSH-it
“Situata në FSHP”
 Pas shumë diskutimesh, Komiteti Ekzekutiv vendosi që: Federata Shqiptare e Peshëngritjes, për shkak të keqqeverisjes së saj dhe keqmenaxhimit në luftën kundër dopingut, të pezullohet nga të gjitha aktivitetet nën juridiksionin e KOKSH për 2 vite. Gjithashtu, KE i kërkon Komunitetit të Peshëngritjes Shqiptare që në zgjedhjet e kryesisë së re, asnjë nga anëtarët e kryesisë së fundit, të kapur me shkelje anti-doping, të mos kenë të drejtë të zgjidhen.

Më shumë nga Peshëngritje