Mix Vendi

Peshëngritja “pushton” KOKSH-in, shfryn dufin kundër pezullimit (fotot)

Prej një ore, në zyrat e Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH) është duke u zhvilluar një mbledhje mes drejtuesve të këtij institucioni sportiv në vendin tonë dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Po diskutohet çështja e pezullimit të FSHP-së nga pjesëmarrja e sportistëve të kësaj disipline nga Lojërat Mesdhetare.

Në ambientet e KOKSH-it janë edhe disa peshëngritës, si kampioni Briken Calja, i prekur direkt nga ky përjashtim. Ky i fundit mund të konsiderohet edhe zyrtarisht kampion i Europës në peshëngritje, pasi afati i pritjes së përgjigjeve të dopingut ka kaluar prej 21 ditësh.

Megjithatë, për të nuk ka ende një njohje zyrtare, se medaljet e tij janë “të pastra” nga dopingu. Për më tepër, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, KOKSH-i ka vendosur që ta lërë jashtë Lojrave Mesdhetare sportin e peshëngritjes, nisur nga rezultatet e analizave të kohëve të fundit për disa sportistë të kësaj disipline, që kanë rezultuar me doping.

Më shumë nga Mix Vendi