Kampionati Shqiptar

Pesidenti Safet Gjici, vizitë Kukësit në Antalia

Sot, presidenti Safet Gjici dhe menaxheri Naim Halili do të udhëtojnë drejt Antalias, për të vizituar ekipin e Kukësit, i cili që prej më shumë se 7 ditësh vazhdojnë përgatitjet dimërore në Turqi. Dy zyrtarët e lartë të verilindorëve do të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren e luksit, që Kukësi do të luajë më 13 janar, në orën 20:00, me orën lokale të Turqisë, përballë skuadrës së Fenerbahçes, në “Gloria Sports Arena”. Kujtojmë se kampionët e Shqipërisë në fuqi kanë luajtur dhe fituar tashmë dy miqësore në tokën turke, ndaj Kaysersporit dhe Bursasporit, duke treguar se kanë ndryshuar fytyrë pas ardhjes në drejtim të trajnerit austriak, Peter Pacult.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar