Connect with us

Futboll

Pësoi ndërhyrje horror, reagimi i Henderson është i rrallë

Liverpool arriti të sigurojë një fitore me shumë vlerë përballë Everton në derbin Merseyside, falë atij goli të Sadio Mane, por ajo që mbeti në mendjen e të gjithëve ishte një ndërhyrje horror e Ross Barkley ndaj Jordan Henderson. Ndërhyrjet e ashpra janë ato më të përfolurat në Premier League, pas asaj të Marcos Rojos në kërkim të pushimit për Krishtlindje, sikurse edhe asaj të Jamie Vardy. Temë kjo që vijoi edhe mbrëmjen e të hënës, kur Ross Barkley rrezikoi esktremisht shumë duke shkuar përtej ndërhyrjes sportive, me këmbën e tij të shtrirë dhe takat drejtuar kundërshtarit. Futbollisti i Everton shënjestroi lojtarin e Liverpool në kavilje, por fatmirësisht për të dy, Henderson shpëtoi pa dëmtim serioz, ndërsa Barkley vetëm me një karton të verdhë.

Rezultate imazhesh për barkley henderson

Henderson ka justifikuar ndërhyrjen e tmerrshme të Barkley si në kohë vonesë dhe të pavullnetshme.

Pavarësisht asaj ndërhyrje horror të pësuar në dëm të tij, Henderson u tregua një xhentelmen i vërtetë duke mos shfaqur aspak mëri ndaj shokut të tij të ekipit përfaqësues. “Ishte shumë vonë por unë e njoh mirë Ross, ai është një djalë i mirë. Ai thjeshtë gaboi kohën e ndërhyrjes. Pas ndeshjes ai kërkoi falje, por fatmirësisht jam mirë. Ishte thjeshtë në kohë vonesë dhe kjo ndondh në ndeshje derbi. Pas ndeshjes shtrëngohet dora dhe gjithçka lihet pas”, deklaori pas ndeshjes, mesfushori i Liverpool dhe Anglisë, Henderson, i cili bashkë me ekipin e tij renditet tashmë në vend të dytë të Premier League, pas Chelseas.

Më shumë nga Futboll