• Peticion kundër organizimit të Olimpiadës 2024 në Hungari

    Publikuar: 21 Feb 6:01

    Budapesti nuk ka asnjë shans që të fitojë betejën për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024, ndaj është më mirë të heqim dorë dhe të mos shpenzojmë asnjë qindarkë. Këto parà është më mirë t’i investojmë në arsim e shëndetësi”, kanë qenë fjalët e një grupi nismëtarësh, që ka iniciuar një peticion kundër organizimit të Olimpiadës së vitit 2024 në Hungari. Qyteti i Budapestit është në garë me Parisin dhe Los Anxhelosin, ndërkohë që në shtator të këtij viti do të merret vendimi për fituesin. Por në Hungari ka edhe zëra kundër dhe një grup nismëtarësh synon të organizojë brenda pranverës një referendum kombëtar për të tërhequr kandidaturën e Budapestit nga gara.

    Rrathet olimpike

    Ne kemi nisur një peticion, që deri më tani është firmosur nga 250 mijë vetë dhe së shpejti do të shkojë në Parlament. Ky ka qenë një vendim i gabuar, pasi ne nuk e organizojmë dot një Olimpiadë, ndërkohë që do të zhytemi në borxhe. Paratë duhen investuar në vende të tjera, që kanë më shumë nevojë dhe jo në sport”, tha Balazs Furjes, kryetari i nismës “Momentum Movement”, që synon tërheqjen e kandidaturës nga organizimi i Olimpiadës së vitit 2024. Një referendum të tillë organizoi edhe Hamburgu, që ishte kandidat, por u tërhoq nga gara vitin 2015, si dhe Bostoni, që gjithashtu u tërhoq. Ndërsa vjet, pas kundërshtimit të Bashkisë, u tërhoq edhe Roma.


    Lexo postimet e tjera