• Pezullimi i FIFA-s, vjen reagimi i Messi-t: Ato fjalë…

    Publikuar: 29 Mar 10:26

    “Nuk kam ofenduar asistentin, isha i zemëruar dhe kam folur me veten pa iu drejtuar askujt”. Ky është, sipas “Nacion”, versioni i Messi-t që është përfshirë në kërkesën e Federatës Argjentinase të Futbollit për reduktimin e skualifikimit prej katër ndeshjesh të vendosur nga FIFA kundrejt yllit të Barcelona-s pas ndeshjes së luajtur me Kilin. Ky është arsyetimi me të cilin Argjentina do të provojë të bindë komisionin e disiplinës të organit që qeveris futbollit ndërkombëtar.

    “Kam shkuar drejt anësorit, por ato fjalë ia kam thënë vetes”, është deklarata e shkurtër me të cilën Messi ka provuar të justifikohet për sjelljen e tij në përfundim të asaj ndeshje. Pak fjalë që synojnë uljen e katër ndeshjeve pezullim, duke parë ndeshjet delikate që e presin Argjentinën për kualifikimin në Kupën e Botës. Pas humbjes me Bolivinë, nga ana tjetër, brenda ekipit është krijuar një atmosferë negative. Prania e “Pleshtit” është e domosdoshme për të shmangur katastrofën.

    [interaction id=”58dc156477d8a60e18e06602″]


    Lexo postimet e tjera