Connect with us

Futboll

Pezullohen bastet për transferimin e James te Man. United

Tratativat për transferimin e James Rodríguez te Manchester United duken gjithmonë e më pranë realizimit të suksesshëm, teksa kompanitë gjigante të basteve në Britani kanë pezulluar të gjitha bastet mbi kalimin e kolumbianit nga Real Madrid drejt “Djajve të Kuq”. Aludimet sugjerojnë se transferimi i James drejt United mund të njoftohet publikisht që të dielën e ardhshme. Ishte pikërisht stacioni “Radio Caracol” që njoftoi se transferimi i numrit 10 të “Los Blancos” drejt “Old Trafford” do të konfirmohet të dielën në mbrëmje, menjëherë sapo Real Madrid të përfundojë sezonin 2016/17 në LaLiga me ndeshjen ndaj Malaga.

Rezultate imazhesh për james rodriguez manchester united bettings

Ylli i përfaqësueses së Kolumbisë mbërriti te Real Madrid pas një paraqitje spektakolare në Kupën e Botës 2014, në të cilën “Los Cafeteros” u eliminuan në fazën çerekfinale të turneut. James u largua nga Ligue 1, ku aktivizohej me AS Monaco në këmbim të 80 milion euro për një kontratë 6-vjeçare. Mesfushori do të ketë ezauruar vetëm gjysmën e afatit të kontratës së tij, pasi do të kenë skaduar vetëm 3 nga 6 vitet e parashikuar, në momentin kur të largohet nga Santiago Bernabeu për tu bashkuar me Manchester United në Premier League, për aventurën e tij të re.

Më shumë nga Futboll