Connect with us

Futboll

Pikachu, John Lennon & Mahatma Gandhi: Futbollistët brazilianë me emra qesharakë

Duhet të jetë e vështirë të bëhesh një futbollist i famshëm në Brazil, e jo më deri në atë pikë sa të vijnë oferta joshëse nga Evropa. Fatmirësisht, në Brazil nëse zgjedh një pseudonim që be në sy, ndonjëherë shpërblehesh me një kontratë evropiane, ka ndodhur edhe më parë.

Duhet të jetë e vështirë të bëhesh një futbollist i famshëm në Brazil, e jo më deri në atë pikë sa të vijnë oferta joshëse nga Evropa. Fatmirësisht, në Brazil nëse zgjedh një pseudonim që be në sy, ndonjëherë shpërblehesh me një kontratë evropiane, ka ndodhur edhe më parë. “Ndër vite, njerëzit njiheshin nga emri apo pseudonimi,” shprehet Alex Bellos, autori i Futebol, the Brazilian Way of Life. “Pseudonimet janë të lezetshëm, dhe brazilianët i pëlqejnë shumë.” Përveç Pele, Kaka apo Hulk që njihen nga të gjithë, ka disa emra të çuditshëm dhe ndonjëherë qesharakë në listën e kampionateve braziliane. Merrni për shembull Lynneeker Nakamuta Paes de Albuquerque, një sulmues i ri me origjinë japoneze.

Image result for Marcos Bambam

 

Marcos Bambam

Pse të lodhesh duke bërë emër kur quhesh Marcos Antonio Simao Pereira kur mund të adaptosh një emër të një prej personazheve të filmit të famshëm “Flinstones”? Pasi vuajti të shpërthente në vendlindje, 22 vjeçari Bambam shkoi në Greqi në 2013, ku luajti me ekipet e kategorisë së dytë Ergotelis dhe Apollon Smirnyi. Mbase duhet të kishte zgjedhur emrin Fred.

Pikachu

Glaybson Yago Souza Lisboa, një simpatizant i kartonave Pikemon kur ishte i vogël, njihet me emrin e futbollit Yago Pikachu. Si shumë mbrojtës brazilianë përpara tij, Pikachu është më mirë në fazën ofensive duke shënuar më shumë se 40 gola në tre sezonet e fundit për Paysandu duke bërë u bërë i famshëm sidomos me goditjet e tij të dënimit.

John Lennon

Disa tifozë të çmendur të klubit brazilian Botafogo dhe Beatles mendojnë se kënga e kënduar në 1974 nga John Lennon “Walls and Bridges” e xhiruar duke veshur bluzën bardhë e zi të klubit, ka ardhur pasi ai u bë tifoz me ekipin gjatë vizitës në Rio de Janeiro. Mbase kjo ka ndikuar te emri i John Lennon Silva Santos. Por kur vjen puna për futboll, mbase sa i ka shtuar më shumë presion vetes pasi Lennon nuk ka arritur të kthehet në një lojtar i rëndësishëm duke u huazuar së fundmi te Atletico Goianiense.

Ben-Hur

Mesfushori i lëvizshëm Ben-Hur Moreira Peres ka luajtur për plot 12 klube braziliane gjatë karrierës së tij. Por megjithëse ka një emër shumë tërheqës, me siguri që nuk do të mbahet mend për mirë te Uniao Sao Joao, Novo Hamburgo apo Trindade Atletico Clube.

Argelico F*cks

Lojtari më i turpshëm që ka përfaqësuar Brazilin, megjithëse mbase nuk është faji i tij – pasi ai nuk e ka zgjedhur mbiemrin e tij. I njohur ndryshe si Argel, momenti më i bukur i lojtarit erdhi kur Eurosport shpalli lajmin se do të transferohej te Benfica në 2001, ku fitoi më pas titullin kampion. Pasi i dha fund karrierës në Kinë në 2007, Argel ka vazhduar të jetë pjesë e futbollit si trajner.

Marlon Brandao

Megjithëse ka një emër ambicioz, karriera e Marlon Brandao – megjithëse kaloi shumicën e kohës duke luajtur në kategorinë e parë portugeze – nuk arriti suksesin që ka emri i tij. Ai nuk është iv etmi Marlon Brandao, një tjetër brazilian me të njëjtin emër luan në kategorinë e dytë të Hong Kongut.

Mahatma Gandhi

Mesfushori brazilian mahatma Gandhi Heberpio Mattos Pires – njihet nga të gjithë thjesht Mahatma Gandhi – por nuk duhet të ngatërrohet me të madhin Gandhi. Gandhi brazilian luan në kategorinë e dytë braziliane. Ai ka luajtur në një ekip me John Lennon dhe Carlos Adriano de Souza Cruz – i njohur ndryshe si “Michael Jackson”.

Mosquito (Mushkonja)

Një nga talentet më premtues, Thiago Rodrigues da Silva – ose Mosquito – raportohet se ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Juventus pas disa paraqitjeve të mira me ekipet e moshës së brazilit. 19 vjeçari momentalisht luan te Vasco da Gama, por pritet që të shpërngulet në Evropë së shpejti.

 

 

Më shumë nga Futboll