Moto GP

Pilotit të Moto GP i hiqet patenta dhe dënohet me 22 ditë punë në komunitet

Piloti spanjoll Hector Barbera është dënuar me 22 ditë punë në komunitet dhe i është hequr patenta për të udhëtuar me makinë për një vit. Ka qenë ky vendimi që ka marrë gjykata spanjolle për pilotin 31-vjeçar, që këtë sezon, pas 9 sezonesh në Moto GP, këtë vit garon me motorin Kalex në Moto 2. Ai është ndaluar nga policia në momentin që i jepte makinës me shpejtësi mbi normat dhe në gjendje të dehur.

Kjo nuk ishte hera e parë që Barbera ka rënë pre e policisë rrugore, ndaj dhe gjykata ka vendosur t’i japë këtë masë të rreptë pilotit spanjoll, që më parë ëhstë “kapur mat” duke i dhënë makinës pa patent. Barbera, këtë sezon garon motorin Kalex HP40 dhe po kthehej së bashku me një mikun e tij në shtëpi pas një feste, kur është ndaluar nga policia, në Valencia. Ai rezultoi pozitiv gjatë testit të alkoolit, ndaj dhe iu hoq patenta.

Më shumë nga Moto GP