Futboll

Pioli: Ndaj Atalantës 3 pikët vlejnë një biletë për Europë

Sfida e nesërme ndaj Atalantës në “San Siro” është një test i vështirë për skuadrën e Interit, pasi fitorja do të thoshte një hap më shumë drejt një vendi në Europë, mundësisht në Champions League. Dy skuadra që ndodhen në zonat e larta të renditjes, me Atalantën që ka një pikë më shumë se zikaltërit, ndaj asnjë nga skuadrat nuk synon barazimin, por fitoren për t’iu shkëputur njëra-tjetrës.

Është një ndeshje e rëndësishme, që vlen 3 pikë dhe mbi të gjitha fitorja mund të arrihet ndaj një rivali direkt. Atalanta është një skuadër e fortë fizikisht dhe këtë sezon po bën mrekullinë në Serinë A. Por edhe ne jemi përgatitur mirë, ndaj kush përshtatet më mirë me situatat fiton”, u shpreh trajneri zikaltër Stefano Pioli. Sfida do të luhet nesër në orën 15:00.

Më shumë nga Futboll