Connect with us

Futboll

Pioli: U tërhoqëm, se Milani i ka anësorët më të shpejtë

Interi sot humbi një shans të artë për të mposhtur Milanin në derbi. Skuadra zikaltër po kryesonte 2-0, derisa në kohën shtesë të pjesës së dytë “Djalli” çoi shifrat në 2-2. Trajneri Stefano Pioli, duke folur në “Sky Sport”, u përpoq ta sfumojë disi zhgënjimin e tij. “Kur ata shënuan golin e parë, askush nuk mendonte se kishim fituar. Mendoj se patën fat tek ajo goditje nga këndi. Kemi shpenzuar shumë, por nuk ia dolëm. Nuk ishte rezultati që dëshironim dhe e kishim fitoren në dorë, por gara vazhdon dhe ka ende gjashtë ndeshje”, – tha ai.

Goli i dytë i kuqezinjve në derbi, i shënuar nga Cristian Zapata

Pioli theksoi se golat e pësuar nuk ndodhën për mungesë përqendrimi: “Nuk e kishim fjetur mendjen. Ata thjesht po luanin me katër sulmues. Them se goli i dytë ishte çështje fati. Po të ishte problem taktik, do ta pranoja, por thjesht duhej pak shkathtësi për të pastruar zonën. Kur kishim ekuilibër dhe energji, duhej të ishim më efikasë në kundërzbritje. U mbrojtëm mirë, Handanovic bëri disa dalje të mira, ishim të vendosur mirë në fushë dhe duhej një tërheqje e lehtë, sepse Milani i kishte anësorët më të shpejtë se tanët.”

Më shumë nga Futboll