Futboll

Pique në spital, Barça në krizë për mbrojtës

Referuar të përditshmes gjigante spanjolle “AS”, Gerard Piqué është shtruar me urgjencë në spitalin “Vall d’Hebron” për shkak të një virusi në stomak, që e ka detyruar atë të mos stërvitet në ditët e fundit, të paktën sipas raportimeve të “Catalunya Radio”. Gjendja e futbollistit mendohet se nuk është aq serioze, por sigurisht që ai do të mungojë në ndeshjet jetike ndaj Las Palmas, e parafundit në La Liga, me Barcelonën që duhet të fitojë me çdo kusht për të mbajtur nën presion Real Madrid që është me pikë të barabarta me Barçan, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

 Rezultate imazhesh për pique injured

Pique ka qenë i pamundur të stërvitet që nga dita e mërkurë. Ai ishte në Madrid të hënën dhe të martën, për të ndjekur turneun e tenisit “Madrid Open Tennis”, duke përfituar nga fakti që Luis Enrique u kishte akorduar futbollistëve të tij dy ditë pushimi. Ai u rikthye më pas në Barcelonë, për tu paraqitur në kampingun stërvitor të Barças, por duke u ankuar për faktin se nuk ndihej mirë. Që nga ai moment ai ka vuajtur dhe për pasojë është shtruar në spital këtë të shtunë. Me Pique jashtë, trajneri Luis Enrique ka probleme të konsiderueshme në vijën e mbrojtjes, ku ka grumbulluar futbollistin e Barcelona B, Marlon. Me Sergi Roberto të pezulluar, Mathieu të dëmtuar, Luis Enrique mund të provojë një modul me tre mbrojtës me Digne, ose me mbrojtje të plotë me 4, duke kthyer pas Busquets.

Më shumë nga Futboll